Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas, Selver Qerimi. Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarë të të ndjerit. Selver Qerimi kishte studiuar në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Jurdik dhe më pas për një kohë të gjatë ai ishte president në NTSH “Nderimi” në Gjilan.
Nexhmedin Ymeri, gazetar i njohur gjilanas dhe i afërm i të ndjerit, në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Para pak çastesh më erdhi një lajm i trishtë! Pas një sëmundje të rëndë, ndërroj jetë miku im (vëllai i gruas), Selver Qerimi!
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Pusho në paqe, miku im i mirë, Selver!