Komuna e Gjilanit ka hapur një thirrje që fton fermerët të aplikojnë për mbështetjen e radhës në kuadër të subvencioneve në sektorin e bujqësisë.
Sipas njoftimit, komuna do të ndajë 120 lopë qumështore, 30 panele solare dhe 12 serra me sipërfaqe 500m2.
Të nderuar fermerë👩🌾,
Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj për thirrjen mbështetëse të radhës me:
🐮120 lopë qumështore,
☀️30 panele solare dhe
👩🌾12 serra me sipërfaqe 500m2.
Me këtë thirrje po mbështesim kategorinë e fermerëve të vegjël e të mëdhenj, për #gjithëpërfshirje edhe në sektorin e bujqësisë.
Ftoj të gjithë fermerët👩🌾 të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara të aplikojnë.
Investimet në bujqësi nuk kanë të ndalur.
👇Për më shumë informacione mbi dokumentacionin e nevojshëm vizitoni vjegëzën:
https://kk.rks-gov.net/…/11/2023/08/Ftese-publike-IRC.pdf