Derbi i javës së tretë në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit nuk do të zhvillohet këtë fundjavë.
Përkundër që ishte e paraparë që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën e 27 majit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Ballkani ka bërë kërkesë në FFK që kjo ndeshje të shtyhet për shkak të ndeshjeve evropiane dhe Komisioni i Garave e ka aprovuar kërkesën e tyre.
Kësisoj ndeshja mes Dritës dhe Ballkanit është shtyrë për një datë tjetër.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League.