Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se është diagnostifikuar rasti i parë me ethe të minjëve.
Infektologu Arben Vishaj në një intervistë për Periskopin ka treguar se pacientja e hospitalizuar në Infektivë është një grua 53 vjeçare, derisa shtoi se gjendja e saj është stabile.
“E kemi një paciente të hospitalizuar e cila është nga komuna e Deçanit dhe ka lind në vitin 1970 dhe është diagnostifikuar me ethe të minjëve. Gjendja e përgjithshmë është stabile dhe është duke e marrë terapin adekuate për sëmundjen infective shenjat klinike janë temperaturë, ethe, plogështi, vjellje, çrregullimi i funksionit të veshkës, në kuptimin e mundësisë së ndërprerjes për të urinuar”, tha Vishaj.
Tutje infektologu shtoi se sëmundja epidemike e “etheve të minjëve”është e rrezikshme sepse ka raste që përfudojnë me fatalitet.
“Është në grupin e sëmundjeve të rrezikshmë sepse në disa raste mund të përfundoj edhe me fatalitet. Kosova ka kapacitet me trajtu këtë sëmundje, ka hapësira dhe staf të mjaftueshëm për trajtimin e kësaj sëmundje. Kosova ka kapacitet me trajtu këtë sëmundje, ka hapësira dhe staf të mjaftueshëm për trajtimin e kësaj sëmundje”.
“Qytetarët duhet të kenë kujdes posaqërisht në vendet të cilat shkojnë, në zonat mbidetar, bjeshkë e pyje të ndryshme. Të kenë kujdes mos të konsumojnë ushqim të kontaminum prej brejtësve…”, tha infektologu Vishaj.
Edhe IKSHPK ka thënë se burim kryesor i këtij infeksioni janë minjtë.
“Burimi i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosole dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes veti dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesi gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojë sëmundje vdekjepruese. Në organizmin e njeriut shkaktari hy përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Masat parandaluese
1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
8. Mos hidhni mbeturina kudo
9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes
10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve./Botapress.info/