Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka diskutuar sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për mbarëvajtjen e procesit të furnizimit me libra shkollorë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Deri tani, siç ka njoftuar Nagavci, janë regjistruar 80 mijë aplikime nga prindërit, për marrje të subvencionit për libra.
“Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator”.
E njëjta po ashtu ka njoftuar se, sipas shtëpive botuese, ka mjaft libra për të gjithë nxënësit. /Reporteri.net/.