Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në intervale dhe zona të caktuara do të përcillen me reshje lokale shiu.
Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, kryesisht në veri të vendit.
Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.