Ballkani ka rishkruar historinë. Kampioni i Kosovës në fuqi, ka siguruar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka u mund në ndeshjen kthyese nga Bate Borisov, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Budapest, megjithatë, skuadra e Ilir Dajës falë fitores në ndeshjen e parë prej 4-1, dhe me rezultatin e përgjithshëm skuadra jonë kualifikohet në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm prej 4-2.
Bate bëri ndeshje me të mirë në pjesën e parë sesa skuadra e Ballkanit, ku edhe arriti të gjejë edhe golin e vetëm në këtë ndeshje përmes Kontsevoy (30’), megjithatë, kampionët tonë, në fraksionin e dytë, rigjetën lojën e mirë, madje, krijuan disa raste të mira, sidomos Berisha kishte rastin ideal për të shënuar gol, megjithatë, ai përballë portierit kundërshtar nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Në anën tjetër, Bate më të gjitha forcat tentonte të gjente sërish rrugën e golit, mirëpo, Ballkani me sukses ndalte aksionet e tyre, kështu që gola më nuk kishte.
Përfundimisht Ballkani kalon në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, një tjetër arritje e madhe e skuadrës nga Suhareka, derisa për Bate-n këtu mbyll aventura në garat evropiane.