Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një thirrje për të rinjtë nga diaspora, të cilët i ka ftuar të bëhen pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.
Kurti ka thënë se sivjet është rritur numri i vendeve të hapura për profesionistë të rinj nga diaspora nga 10 në 25. Poashtu ka thënë se janë shtuar edhe fushat ku ata mund të kontribuojnë.
“Afati i fundit për aplikim është 11 shtatori, e hënë. Për më shumë informata rreth procesit të aplikimit por edhe të rejat e programit, vizitoni faqen: www.cdfellowship.com”, ka shkruar Kurti.