Kosova është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030, raporton Gazeta Sinjali.
Me 35 vota pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara, Kosova fiton të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka quajtur këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti.