Shqipëria ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për kampionatin evropian që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Kuqezinjtë kanë mposhtur Poloninë e Lewnadowskit me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit E.
Me këtë fitore, Shqipëria merr kryesimin e grupit me 10 pikë derisa Çekia dhe Moldavia kanë nga 8 pikë.
Polonia është e katërta në grup me 6 pikë derisa Ishujt Faroe të fundit me vetëm një pikë.