KRU Hidromorava, në Luftë me Gjitha Kapacitetet për të Luftuar Fenomenin e Kyçjeve Ilegale të Ujit. Në këtë betejë nuk ka asnjë tolerancë për konsumatorët që shfrytëzojnë ujin PA LEJE, PA PAGUAR.
SHKYQEN NGA RRJETI I UJESJELLESIT 3 KYQJE ILEGALE.
Ekipet tona inspektuese fillojnë ditën e punës me një fokus të fortë mbi identifikimin dhe ndalimin e kyçjeve ilegale të ujësjellësit, puntorët tanë po tregojnë shkathtësi të lartë dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës së tyre. Ata janë duke identifikuar me sukses konsumatorët të cilët po keqperdorin burimin më të çmuar të ujit. Duke kujdesur për burimet tona ujore, ne po ndërmerremi hapa të vendosur për të siguruar që ky fenomen të eliminohet dhe parandalohet në të ardhmen.
Me një përkushtim të padiskutueshëm ndaj menaxhimit të burimeve ujore dhe zbatimit të ligjit, KRU Hidromorava është duke bërë ndryshime të thella në rrjedhën e punës së tij.
KRU Hidromorava i qëndron besnik principit të asnjë tolerimi për konsumatorët të cilët shkelin rregullat dhe ligjet që rregullojnë përdorimin e ujit të pijshëm. Kyçjet ilegale të ujësjellësit nuk do të tolerohen dhe do të ndëshkohen me maksimumin e procedurave ligjore. Ata do të shkarkohen nga rrjeti i ujësjellësit dhe do të ballafaqohen me procedurat ligjore të përcaktuara për shkeljen e ligjit të ujësjellësit.
Me një ekip të përgatitur dhe të motivuar, ne kemi besimin se do të jemi në gjendje të përmbushim misionin tonë për të garantuar që uji të jetë një burim i përbashkët i qytetarëve tanë dhe të përdoret me përgjegjshmëri.