Nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku, sot mirëpriti në takim drejtorin e projektit z. Stephen Carpenter nga USAID.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për fuqizimin e tij në periudhën në vazhdim, duke bërë përpjekje për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e financave publike në përgjithësi si dhe duke vazhduar të bëjmë përpjekje për të përmirësuar edhe më tej transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe qeverisjen e hapur në Komunën e Gjilanit.
Gjithashtu në takim u diskutua, gjithashtu, edhe për mundësinë e përbashkët për anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në “Partneriteti i Qeverisë së Hapur Lokale – Open Government Partnership Local (OGP Local)”.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi ynë i përbashkët në interesimin e Komunës së Gjilanit, por edhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit të sajë në Open Government Partnership Local. Pra tani pas anëtarëmit të Kosovën në Open Government Partnership komunat e Kosovës kanë mundësi që të aplikojnë për anëtarësim në OGP Local.
Anëtarësimi i komunave të Kosovës në OGP Local ka shumë benefite potenciale për qeverisjen lokale dhe komunitetet lokale.
Mbesim me shpresë në mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit të më tutjeshëm! 🇺🇸 🇽🇰