Policia e Kosovës në Gjilan, në kuadër të planit operativ Siguria, për gjashtë ditë ka shqiptuar 1427 gjoba trafiku.
Sipas policisë, këto gjoba janë shqiptuar për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
“Gjatë operacionit, janë ndërrmar edhe kontrolla si hetim i 16 aksidenteve të komunikacionit me dëme material, hetim i 15 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve 17 ngasës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, janë shqiptuar edhe 135 gjoba ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet pa përdorur rripin e sigurisë.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë javës ka vazhduar edhe me implementim të planit të veprimit ,,Brezi i sigurisë” duke shqiptuar njëqind e tridhjetë e pesë (135) gjoba ndaj vozitësve të cilët janë hasur duke drejtuar mjetet pa përderur rripin e sigurisë. Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet”, thuhet në njoftim.