Skuadra e Dritës së Gjilanit, jo vetëm që nuk triumfojë, por edhe nuk la përshtypje të një loje të mirë dhe shpresëdhenëse, në ndeshjen e fundit, që barazuan 1:1, të shtunën me Fushë Kosovën në udhëtm.
Nënkampioni aktual Drita, para fillimit të kampionatiti kishte planifikuar lëvizje të lojtarëve, me të vetmin qëllim, që këtë edicion të jetë më e sukseshme, më cilësore dhe më dominuese, mirëpo nga këto katër ndeshje të zhvilluara, nuk po dëshmon ndonjë ndryshim apo përparim të theksuar si në lojë, ashtu edhe ne rezultate. Nuk është bindëse në përformancën e saj.
Diçka nuk po funksionon!
Po mungon loja e saj natyrale e krijuar viteve të fundit, e cila ishte “vrasëse’ për shumë ekipe kundërshtare si kundër që në arenën ndërkombëtare loja e saj edhe më tepër rritej dhe zhvillohej.
Trajneri i Dritës, Akis Vavalis pas barazimit 1:1 me Fushë Kosovën nuk ishte kënaqur, pasi sipas tij kishin udhëtuar për tri pikë të plota. Për më tepër, trajneri grek nuk mori përgjegjësi për këtë barazim, duke u munduar të spjegojë mënyrën e përgaittjes së lojës, që fatkeqësisht nuk ‘dhezi”.
Pavarësisht se është ende herët për të prognozura apo për të gjykuar cka do qoftë, megjithatë loja dhe rezultate e deritashme nuk po japin indikacione impresionuese.
Ndërkohë, që dashamirët e futbollit dhe veçmas tifozat e zjarrtë të Dritës, “Intelektualët”, kërkojnë zgjim të shpejtë nga kjo letargji si dhe përmirësim të sigurt të bilancit aktual.
Drita nga gjithsej katër ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani, ka vetëm një fitore dhe tri barazime, duke tubuar gjithsesj 6 pikë, teksa ka shënuar 5 herë, ndërkohë që 3 herë është deshtë t’a nxjerr topin nga rrjeta e portës së saj./RadioStar/