Shefi i Grupit të PDK-së, Bujar Nevzati, përmes fjalimit të tij në Kuvendin Komunal, ka thënë se PDK shumë herë e ka ngritur këtë problem serioz të varrezave të qytetit të Gjilanit, fatkeqësisht deri tani, për dy vite Vetëvendosje si qeverisje komunale ka heshtur.
Shkrimi i plotë:
Fjala ime e mbajtur sot,në seancën e jashtzakonshme:
Propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillov për nevojat e varrezave të reja të qytetit të Gjilanit.
PDK shumë herë e ka ngritur këtë problem serioz të varrezave të qytetit të Gjilanit, jo vetëm tani kur jemi opozitë, por edhe gjatë kohës së bashkeqeverisjes kemi kërkuar që urgjentisht institucionet e komunës të merren me zgjidhjen e këtij problemi, që është një shqetësim i madh për të gjithë qytetarët e Gjilanit e në veçanti edhe për Bashkësinë Islame e cila është përballur me situata të rënda nga mungesa e hapësirës për hapjen e varreve.
Fatkeqësisht deri tani, për dy vite, ju si qeverisje komunale keni heshtur plotësisht dhe nuk jeni marr fare me këtë situatë, e bile as me mirëmbajtjen dhe pastrimin e varrezave të qytetit…të gjithë e dimë që kjo gjendje kurr nuk ka qenë kështu si është, pa asnjë përkujdesje institucionale, një gjendje e papranueshme.
🟤 Sot, Kuvendi Komunal do të duhej patjetër të përkrah dhe votojë për zgjidhjen afatgjatë të hapësirës së varrezave të qytetit.
Andaj edhe ne si PDK në parim jemi për të votuar PËR.
Mirëpo ne kemi vërejtjet tona serioze ndaj qasjes se si ky kryetar komuna, për temat që vërtet janë të rëndësishme për qytetin e Gjilanit, është i papërgjegjshëm dhe aspak serioz.
1. Pse për dy vite asnjëherë nuk ka vepruar për zgjidhjen e problemit të varrezave të qytetit
2. Pse për tre muaj prej se Bashkësia Islame e ka alarmuar përmes kërkesës zyrtare kryetarin e komunës, ju nuk e keni ftuar një seancë të rregullt bazuar në procedurat ligjore, por e keni ftuar sot këtë seancë të jashtëzakonshme.
3. Pse kryetar ju për këtë temë tepër të rëndësishme nuk keni organizuar asnjë dëgjim të vetëm publik me qytetarët e Gjilanit
4. Pse ju kryetar nuk po i zbatoni mekanizmat e Kuvendit Komunal, ku për këtë temë, ju keni anashkaluar; 1. Komitetin për Planfikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, 2. Komitetin Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor, 3. Komiteti për Politikë dhe Financa, që të gjitha këto janë trupa profesional dhe politik
5. Ky lokacion i propozuar për varrezat e qytetit të Gjilanit, për çka është i destinuar sipas Planit Zhvillimor Komunal ?
6. A është në kundërshtim me PZHK?
Ne jemi të sigurt, se veprimi i juaj si kryetar, do të bie ndeshë me ligjin dhe procedurat e parapara sipas ligjit.
🟠 Por, Ne si Parti Demokratike e Kosovës, duke e ditur gjendjen e jashtëzakonshme që është aktualisht te varrezat e qyteti të Gjilanit, jemi shumë të interesuar që sot të caktojmë dhe votojmë për lokacionin e varrezave të reja.
Mirëpo ne kemi vlerësimet tona profesionale, se kjo formë e cila është sjellë sot në seancë të KK, ky propozim i juaji si kryetar komune, kjo qasje e juaja destruktive duke anashkaluar të gjitha trupat profesionale të Kuvendit Komunal, ky mos harmonizim me dokumentin kryesor të planifikimit Planin Zhvillimor Komunal, jemi të sigurt ky vendim i KK që do të merret sot, do të vlerësohet i kundërligjshëm nga ministritë përkatëse të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ashtu siç ka ndodhë edhe me vendimin e KK për anulimin e PZHK me arsyeshmërinë e dhënë nga komuna e Gjilanit, Ministria e Liburn Aliut e ka vlerësuar të paqëndrueshëm.
Që do të thotë se drejtori i urbanizmit na ka qitur të gjithëve në lajthitje, me qëllim apo nga jo profesionalizmi dhe papërgjegjësia institucionale.
Pavarësisht të gjitha këtyre, ne si PDK do të votojmë për këtë propozim, me vetëdije të plotë se është në kundërshtim me PZHK-në.
Por nga ana e juaj kryetar, kërkojm që të merrni përgjegjësi për ligjshmërinë apo mos ligjshmërin e këtij vendimi, ne do të kërkojm llogaridhënie nëse ky vendim i sotit i Kuvendit Komunal, do të jetë i pa implementueshëm.
Përveç tjerash, ka edhe një pengesë potencialisht të madhe që do ta pamundësonte implementinin e këtij vendimi. Por të cilin nuk duam ta themi tani.