Në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan po realizohet projekti më i madh investiv deri më tani, investimet kapitale në infrastruktur dhe pajisje mjekësore moderne tani më do të bëhen realitet.
Me këtë rast njoftojm pacientët dhe personelin se faza e parë e projektit sapo ka filluar ky projekt milionësh i paralajmruar edhe me herët do të realizohet për qytetarët e Anamoravës, Kosovës Lindore dhe qytetarëve nga zona kufitare e Kumanovës.
Në ambientet e spitalit sot pritëm në vizitë pune përfaqësuesit nga LuxDev z.Philippe Pire dhe znj. Saranda Sadiku si dhe perfaqesuesin e kompanisë projektuese „Patria“z. Baton Arifi me të cilet u bisedua për përgatitjet finale për fillimin e punëve dizajnuese si fazë paraprake e fillimit të punimeve në renovimin e objektit kryesor spitalor nr1.
U pajtuam që për të ecur punët mbarë, nga ana e spitalit të formojmë një ekip ndërlidhës me qëllim të koordinimit të veprimeve me ekipin projektues të kompanisë „Patria“ dhe me ekipin e arkitektëve të angazhuar nga LuxDev z. Charis Savvides dhe Philippe Pire.
Investimet në infrastrukturë, angazhimi i kuadrove të reja mjekësore dhe mbështetëse si dhe ngritja e disiplinës në punë janë synimet tona për shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e rajonit të Anamoravës dhe më gjerë.
Me këtë rast, shfrytëzojmë rastin që krahas prezentimi të arritjeve tona si Spital, t‘i falënderojmë përzemërsisht gjithë ekipin e Projektit KSV/017, Agjensionin LuxDev , Qeverinë e Luxemburgut dhe popullin e Luxemburgut, me përkrahjen e të cilëve ne po përmirësojmë shërbimet për pacientët tanë!