Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Do të jetë shumë nxehtë.
Vonë në mbrëmje ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në perëndim të vendit.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-55 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 34°C