Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme të Ultë “Thimi Mitko” në Gjilan, shkruan kryelajmi.com
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.
Bajram Ismajli, punën me ditar në dorë e kishte nisur në Shkollën Fillore në Livoç të Ultë për të kaluar më pas në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi”, në Shkollën e Mesme Teknike “Mehmet Isai” e së fundi në Shkollën Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan. Atë e ka karakterizuar pedantëria, përkushtimi në punë, mirësjellja me kolegë, nxënës dhe shumë i afërt në shoqëri dhe të atillë që ka dhënë shumë kontribut për arsimin shqip, andaj edhe i tillë do të mbahet në mend ndër kolegë e nxënës.
Kushëriri i tij Syelejman Ismajli, me të cilin kanë qenë të pandarë, në faqen e tij në facebook ka shkruar:
E kam shume të vështirë të të them lamtumirë, pasi gjithë jetën e kaluam së bashku. Do të më mungojnë takimet e përditshme që kishim e bisedat tona.
Ike shpejt Bajram, u tronditëm të gjithë!
Do të jesh përherë i kujtuar dhe asnjëherë i harruar!
Varrimi i të ndjerit bëhet më datë 23.09.2023, ditë e shtunë, me namazin e drekës në varrezat e qytetit te Gjilanit./kryelajmi.com/.