Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në Prishtinë janë finalizuar zgjedhjet e brendshme edhe në 8 nëndegë të tjera të partisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar mbi 60 foto ka shkruar se ka një mobilizim të madh në kryeqytet dhe sipas tij kjo është shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij i plotë:
📍PRISHTINA ZGJEDH
EDHE 8 NËNDEGË TË TJERA
Çfarë nisi si riorganizim strukturor në secilën lagje në Prishtinë, shpejt u shndërrua në mobilizim të madh në çdo nëndegë. Zgjedhjet në kryeqytet janë shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen. Jemi të lumtur e jemi mirënjohës për gjithë këtë pjesëmarrje nëpër çdo lagje e gjithë këtë mbështetje që po na vjen.
Këto dy ditë përfunduam Kuvendet në nëndegët Santea, Parku, Posta, Shkolla Dardania, Mati I, Velania I, Velania III dhe Ulpiana Soliterat. Sikurse në çdo pjesë tjetër edhe këtu pamë frymë impresive e energji të re.
Jemi në gjysmë të procesit, do t’i kemi gjithsej 86 nëndegë, do të kemi një Prishtinë si rrallëherë.
#rrugaere #ldkzgjedh