Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë të stacionuara në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht në afërsi të Banjskës pas sulmit tragjik që ndodhi rreth orës 2:34, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u plagosën dy të tjerë.
Pas këtij sulmi, kryeministri Kurti ka njoftuar se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës në orën 10:00.