Federata e Futbollit e Kosovës sot njoftoi për skuadrat e licencuara për gara ndërkombëtare.
Drita, Prishtina, Liria, Llapi, Trepça ’89 dhe Gjilani i kanë plotësuar të gjitha kriteret dhe janë licencuar.
Nga Vala Superliga tashmë dihet se Drita dhe Prishtina do të luajnë në gara evropiane për shkak të plasmanit.
Ndërkohë, gjasa për të luajtur në Evropë kanë edhe juniorët e Gjilanit si kampion të Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Menaxheri i FFK-së, Bajram Shala ka thënë se janë në pritje të një përgjigje nga shtëpia e futbollit evropian për këtë.
Në rast të pjesëmarrjes, Gjilani U-19 do të bënte gara në “UEFA Youth League”.