Deputeti Luan Aliu, sot gjatë ditës ka vizituar policin gjilanas Alban Rashiti, i cili është plagosur sot në Veri të vendit.
Aliu gjatë vizitës së tij thotë se Albanin e ka e ngushëlluar për humbjen e kolegut, rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në detyrë.
Postimi i plotë:
Në Qendrën Klinike Universitare, vizitova policin e Kosovës, Alban Rashiti, i plagosur sot në orët e hershme të mëngjesit gjatë sulmit terrorist nga bandat kriminale serbe në Bajskë të Zveçanit.
Albanin e ngushëllova për humbjen e kolegut, rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në detyrë në mbrojtje të sigurisë dhe ligjit të Republikës së Kosovës.
Atij i urova shërim të shpejtë dhe kthim të mbarë në detyrën fisnike që e ushtron ai dhe kolegët e tij në mbrojtje të paqes dhe sigurisë së vendit tonë. Ndërkaq prindin e Albanit e falenderova për misionin fisnik të djalit të tij dhe i urova shëndet dhe mbarësi për tërë familjen!