Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë.
“E hëne – mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
E marte – Mot me vranësira dhe intervale me dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.
E mërkurë – Mot me diell dhe vranesira të pakta .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
E premte – Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Nga dita e martë e deri të premten mëngjeset e hershme mund të shoqërohen me mjegull të radiacionit si pasojë e rënies së temperaturave minimale.”