Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar përsëri për vrasjen e policit të Kosovës në veri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
“MIRËMËNGJES
me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”.
Kështu ka shkruar kryeministri Shqipërisë Edi Rama, në nderim të zyrtarit policor që u vra mëngjesin e 24 shtatorit nga një grup terrorist, në veri të Kosovës.
Rama, gjithashtu ka reaguar gjatë ditës kur po vazhdonte përleshja e policisë me grupin terrorist.