Asdren Toska mori sot titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike”, në drejtimin e marketingut. Toska ka qenë për disa vjet i angazhuar si asistent në Universitetin Publik “Kadri Zeka” – Fakulteti Ekonomik. Sot mbrojti me sukses titullin “Dr.” në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës, në Maqedoninë e Verit. Dr. Toska menaxhon me shumë sukses, edhe korporatën “Toska Electronics”, me traditë të gjatë familjare në Gjilan.
Dr. Toska është i njohur për disa artikuj në revista të njohura ndërkombëtare e shkencore.
Gjilanit, i shtohet edhe një doktor i ri, në fushën me rëndësi të posaçme të zhvillimit të shoqërisë, komunës e shtetit, në atë të ekonomisë./Radio Star/