Pas një barazimi e dy humbjeve, Rubin Kazani u rikthye sot te fitorja në Premierligën e Rusisë.
Skuadra e Rubinit shënoi fitore në udhëtim ndaj Fakel Voronezh me rezultatin minimal 0:1.
Mirlind Daku ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen edhe sot, teksa mori pjesë në aksionin e golit.
Pas ndeshjes, sulmuesi gjilanas përmes një postimi në “Facebook” zbuloi se në Rusi tashmë ka tifozë që duan fanellën e tij.
Madje, reprezentuesit shqiptar fanella iu kërkua edhe në gjuhën shqipe nga një tifoz.
Daku theksoi se është ndjenjë e mirë kur sheh këso lloj shkrimesh.
“Fitore e rëndësishme. Ndjenjë e mirë kur sheh ksi lloj shkrime”, shkroi 25-vjeçari.