Gazetari shumëvjecar i sportit dhe editor i portalit “Kryelajmi”, Enver Sadiku, sa herë që “bekon’, sulmueisn e krahut të Dritës, Almir Ajzerajn, ai shënon në portën kundërshtare shkruan Radio Star.
Bekimin dhe urimin e fundit, se Ajzeraj do të shënon në ndeshjen radhës, gazetari Sadiku, e ka thënë në konferncën e shtypit të mbajtur nga kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis dhe sulmuesi Almir Ajzeraj, një ditë para ndeshjes së javës së 6-të, Drita – Prishtina.
Dhe vërtetë kjo prognozë e gazetarit dhe njohësit të mirë të sportit, Enver Sadikut, doli të jetë e saktë, sepse pikërisht në këtë sfidë, golin e parë për skudrën gjilanase e shënoi Almir Ajzeraj.
Nuk ishte hera e parë që Sadiku e qëllon se në lisëtn e golashënuesve do të regjistrohet edhe Ajzeraj. Ka ndodhur edhe më herët gjatë stinorit të kaluar, madje, edhe në dy raste tjera.
Sulmuesi Ajzeraj njihet si lojtar këmbëshpejtë dhe i papërshtatshëm për mbrojtësit kundërshtar, teksa me përpikëri i kryen edhe detyrat e marra nga trajneri./Radiostar/