Blerim e Besnik Krasniqi kanë realizuar për Dritën, e cila si mysafire fitoi në Drenas ndaj Feroniklit ’74. Në pjesën e parë Feronikli ka qenë ekip më i mirë, por që Drita ia ka dalë që të shënojë nëpërmjet Blerim Krasniqit në minutën 33. Në këtë ndeshja është shquar portieri i Dritës, Smakiqi, i cili pati disa pritje të shkëlqyeshme, derisa edhe shtylla ishte në anën e tij.
Në minutën 64, pas një harkimi nga këndi, një sulmues i Feroniklit ’74 u rrëzua në brendi dhe Genc Nuza pa u hamendur dha penalti, duke mos e shikuar as VAR-in. Përgjegjësinë përë të gjuajtur e mori Robert Rrahmani, i cili gjuajti në anën e majtë të poshtme të portës, ku u guajt edhe portieri Smakiqi, që për mrekulli ndali gjuajtjen nga dënimi më i rëndë. Duhet cekur se pak minuta më parë lojtarët e Feroniklit e kishin qëlluar edhe pingulen e portës së Smakiqit.
Në minutën 75, pas një shpërthimi të zëvëndësuesit Ovuka, Jakup Krasniqi ndërhyri në të nga prapa, kurse gjyqtari Nuza pa u hamendur tregoi në pikën e bardhë. Besnik Krasniqi ka qëlluar bukur duke gjetur këndin e epërm të majtë të portës dhe ngriti epërsinë e Dritës në 2:0. Drita ka mundur të shënojë edhe njëherë por gjuajtja me kokë e Tahirit nga afërsia shkoi drejt në portierin. Edhe Selami në kohën shtesë pati një rast shumë të mirë, por nga afërsia nuk ia arriti që të shënojë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0:2.