Është ndarë nga jeta veprimtari nga Gjilani, Mehmet Murtezi.
Me këtë rast, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka ngushëlluar familjen Murtezi, duke e vlerësuar lartë veprën e tij.
Telegrami i Hazirit, të cilin e ka përcjell Dega e LDK-së në Gjilan:
E dashura familja Murtezi,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Mehmet Murtezit, sekretar themelues i Degës së LDK-së me 4 mars 1990.
Mehmeti mbetet pjesëtar i një familje të madhe Rugoviste që do të kujtohet me urtësi, veprimtari, rezistencë e dashuri për familjen, shokët e veprimtarët.
Zoti e pranofte afër dhe lutem që shpirti i tij të bëjë dritë.
Familjes së ngushtë, vëllezërve Bexhetit, Ismetit e Shefqetit, nipave e mbesave dhe të gjithë familjes e miqve, e lus Zotin që t’ú japë durimin dhe lutem të pranohet solidariteti jonë me ju në këto momente të rënda!