Prishtinë- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, në konferencën e publikimit të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) me titull “ (Mos) Zbatimi i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”, ka thënë se duhet ndërtojmë inistucione që kanë pavarësi përmbajtjesore dhe reagim në çdo rast kur konsiderohet ndërhyreje,
Sipas tij, viti 2022 dhe 2023 është viti i debatit të madh në sistemin e drejtësisë, por njëkohësisht është edhe viti ku do të qartësohet përfundimisht standartet se çka vlerëson ndërhyrje dhe çka vlerëson mosndërhyrje.
“Ne duhet të ndërtojmë institucione që kanë pavarësi përmbajtjesore dhe reagim në çdo rast kur konsiderohet ndërhyrje”, tha Zogaj.
Zogaj, tha se po e jep një deklaratë të guximshme sepse është shumë i sigurt që në fund të këtij viti, për herë të parë do të ketë përmbysje të trendit që ka dominuar gjyqësorin në këto 23 vite, do të këtë me shumë lëndë të përfunduara sesa të pranuara në punë.
Paraprakisht, Zogaj ka thënë se Strategjia e Sundimit të Ligjit është marrë shumë seriozisht nga institucionet që janë të përfshira në aktivitetet që dalin nga sundimi i ligjit.
I njëjti tha se nuk pajtohet me konstatimin që ka zbrazëti në përmbajtjen e aktiviteteve.
“Po e marr si shembull transparencën që e ka Këshilli Gjyqësor sot dhe si e kishte para 2 viteve, besoj se dukshëm është përmbajtjesore, e shfaqshme, dukshëm e rrit besimin e publikut, dukshëm krijon qasje në informatat e sistemit të drejtësisë, jo vetëm në Këshillë Gjyqësor por në të gjitha institucionet ka lëvizje pozitive dhe besoj që duhet të vlerësohet, pavarësisht që ende kemi zbrazëtira në disa tema apo çështje”, potencoi Zogaj.
Zogaj ka thënë se kanë zyrtar për qasja në dokumente publike dhe qasje në përgjithësi në informata të gjyqësorit, duke shtuar se janë të vetëdijshëm nevoja për kapacitete tjera.
Ai me tej tha se nëpër të gjitha gjykatat që kanë pasur nga një zyrtar për informim, kanë krijuar Zyrat për informim, me qëllim të shtimit të resurseve për të përballuar kërkesat e publikut dhe për të marrë informata nga gjyqësori.
Ndër të tjera, kryesuesi Zogaj tha se kanë aktivitete të shumta dhe sigurisht mund të ketë vonesa në përmbushjen e aktiviteteve, por sipas tij e rëndësishme si institucion është që t’i vendosin të gjitha kapacitetet për përmbushjen e aktiviteteve.
Po ashtu të rëndësishëm tha se e shohin që duhet të ketë koordinim më shumë në mes të institucioneve, me arsyetimin se këto aktivitete mund të ndërlidhen dhe një institucion ta përmbush ndërsa një tjetër jo.
Ai tha se janë gjasa reale dhe po bëjnë të pamundurën që në fundvit të prezantojnë që performanca e gjyqësorit të jetë mbi bazën 100% të të gjitha gjykatave të vendit me përjashtim të ndonjë dege apo divizion.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të National Endowmend for Democracy (NED), të mërkurën publikoi raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (SSL), raport në të cilin është analizuar çështja e përmbushjes së aktiviteteve nga ana e institucioneve që kanë pasur obligim t’i përmbushin aktivitetet e përcaktuara me SSL dhe Plan të Veprimit. /BetimipërDrejtësi