Fitorja e mbrëmshme e Ballkanit kundër Dinamos së Zagrebit me shifrat 2-0 në duelin e vlefshëm për grupet e Ligës së Konferencës, jo vetëm që i’a siguroi tri pikë të rëndësihme në këtë nivel garash, por nw arkat e saj i’u shtuan edhe 500 mijë euro të tjera.
Kujtojmë që për pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, Ballkani përfitoi hiç më pas se 2.94 milionë euro.
Ky triumf i suharekasve nuk ishte vetëm fitore e tyre, por ishte fitore e gjithë futbollit kosoavar dhe mbarëshqiptar, sepse përveç “lekëve”, që janë shumë të rëndëishëm në këtë industri biznesi, më e rëndësishme ëhstë se Ballkani me këtë fitore rriti imazhin dhe kredibilitetin e saj, ngriti nivelin, vetëbesimin dhe cilësinë e lojës së futbollit, duke shënuar pothuajse në çdo ndeshje histori të re.