Deputetë nga opozita thonë se nepotizmi dhe korrupsioni është bërë normalitet për pushtetin.
Sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, nepotizmi është thelluar dhe më shumë me qeverinë aktuale.
“Sa i përket nepotzimit mendoj që kjo qeveri edhe pse ka premtuar që do ta bëjë një gjë të tillë do ta luftoj nepotizmin ajo tashmë e ka përforcu në çdo pore të institucioneve me një fjalë është thellu edhe më tëpër nepotizmi”, tha Lekaj.
Sipas hulumtimeve të organizatave ndërkombëtare, mungesa e mundësive për punësim, nepotizmi dhe korrupsioni, mbeten tri sfidat kryesore për institucionet dhe shoqërinë.