Ilir Kërçeli, shefi i kabineti të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka treguar se ky i fundit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.
Ai ka thënë se Kryetari i Kuvendit, në Gjermani, do t’i ketë shtatë takime zyrtare.
Takimet e Konjufcës në Gjermani:
1. Takim me Presidenten e Bundestagut – Barbal Bas
2.Takim me Michael Roth – Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestag.
3.Takim me Manuel Sarrazin i dërguar i posaqëm i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perendimor.
4.Takim me Dr. Anton Hofreiter – Kryesues i Komisionit për Bashkimin Evropian.
5.Takim me Dr. Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryesuese e Komisionit per Politikë të Mbrojtjes
6.Takim me Martin Schulz, President i FES dhe ish-Kryetar i Parlamentit Evropian
7.Takim me Peter Beyer – deputet i CDU-së dhe përgjegjës për Ballkanin Perendimor në CDU.