Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një element që duhet të ndodhë urgjentisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ambasadori amerikan në një intervistë dhëne për mediumin amerikan “Bloomberg”, ka thënë se serbët në Kosovë ka Asociacionin e shohin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e shqetësimeve që ata kanë.
“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht,” pasi Kosova duhet të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin ASM-në si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve”, tha ambasadori amerikan.
Por, sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutivit, pasi siç tha ai “duhet të kufizohet” sepse mund të bëhet diçka problematike.
“Megjithatë, nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të kufizohet, sepse ne besojmë se pa ato kufizime ajo mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, shtoi Hovenier.
Në këtë intervistë, ambasadori amerikan ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, derisa tha se kushdo që është përgjegjës do të përballet me pasoja.
Rreth asaj se Milan Radoiçiq ka pranuar vetë se ka kryer këtë akt, Hovenier tha se fjala e tij nuk do të jetë përfundimtare për këtë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë. Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare”, shtoi Hovenier./Reporteri.net/