Qenka formuar dega “GUXO” në Gjilan.
Nëse në skenën politike kosovare ka diçka ekstremisht destruktive – deri në veprimrari subversive, është e ashtuquajtura GUXO.
Njëra nga veprimtaritë subversive të këtij subjekti është futja e Kosovës në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Ky ka qenë objektiv i agjenturës influente serbe, të cilin e kam identifikuar dhe analizuar qysh me 30.07.2005, në një analizë të botuar në gazetën “Kosova Sot”. Se cilat janë arsyet që ky subjekt është angazhuar në këtë aksion, mbetet për t’u parë (Budallakia ose agjentura influente)!
Sot, Kosova ndodhet në sanksione ndërkombëtare, kurse Serbia si vend që bën agresion me grupe terrorriste, as që bëhet fjalë të futet në sanksione.
Dhe krejt kjo, për shkak të izolimit ndërkombëtarë që ka guxuar GUXO t’i bëjë Kosovës.
Ju kujtoj se Politika e Jashtme është element strategjik i Politikës së Sigurisë Nacionale.