Në mesin e polemikave për krisjen mes dy kryeministrave – Edi Ramës të Shqipërisë dhe Albin Kurtit të Kosovës – pas fotografive ku u panë të ndarë në tribunë në stadiumin “Air Albania” mbrëmë, ky i fundit ka listuar të premten bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri përgjatë 2 vite e gjysmë.
58 marrëveshje bilaterale ka thënë kryeministri Kurti se janë realizuar në këtë dy vitet e fundit, ku për qëllim kanë ndihmën e qytetarëve dhe përmirësimin e ekonomisë, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri Kurti, mes tjerash, ka përmendur lëvizjen e lirë dhe pa kontrolle, posedimi me pajisje për leje qëndrim në njërin shtet dhe tjetrin, qasja në det, dhe ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë si disa prej zhvillimeve që janë bërë, për të sjellë Kosovën dhe Shqipërinë më afër njëra-tjetrës.
Shefi i ekzekutivit kosovar tregoi edhe për përparimin ne fushën e arsimit.
“Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare”.
“Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”, ka shkruar Kryeministri Kurti.