Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë e deri në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.
Në një infografikë të publikuar nga Rel, shihet se një polic i ri merr pagë 472 euro, teksa një polic i lartë paguhet 619 euro.
Togeri e ka pagën 735 euro, ndërsa kapiteni paguhet 777 euro.
Mbi 1 mijë euro është rroga e kolonelit, kurse nënkoloneli paguhet rreth 100 euro më pak.
Kujtojmë se Policia e Kosovës si institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend, në muajin shtator ka shënuar 24-vjetorin e themelimit të saj.
Edhe ky përvjetor, i ka gjeutr zyrtarët policorë pa sigurim shëndetësor e jetësor, për muaj me radhë edhe pa shtesa të rrezikshmërisë e pa kushte të dinjitetshme.
Duke qenë përditë në vijë të parë të frontit për të luftuar krimin, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 62 sulme ndaj policëve.
Ndërsa që nga themelimi i Policisë, 22 zyrtarë kanë rënë gjatë punës së tyre në detyrë./GazetaSinjali/