Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun me pseudonimin “Qumili”, mbrëmjen e sotme ka ndarë një video në profilin e tij zyrtar në Instagram ku ka përkujtuar miqtë e kolegët Cimen dhe Lecin.
Ai ndau disa fotografi duke kujtuar disa momente nga xhirimet e skeçeve teksa postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: Kujtime te pa harruara.
Kujtojmë që Ibrahim Krajkova-Leci ka ndërruar jetë me 14 nëntor të vitit 2015-të, ndërsa Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë me 26 mars të vitit 2021 si pasojë e infektimit me COVID-19. Ndërsa Qumili po merret me projekte të reja, duke u kujdesur të argëtoj fansat me humorin e tij.