Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë në Samitin e Berlinit.
Kurti ka bërë me dije se menjëherë pas mbërritjes atje, ka takuar kryetarin e komisionit për punë të jashtme të Bundestagut, Michael Roth.
Ai i ka theksuar Roth që Sebia duhet të japë llogari për sulmet terroriste.
Postimi i plotë:
Kënaqësi takimi me Michael Roth (@MiRo_SPD), Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të 🇩🇪 Bundestagut, sot në Tiranë. Theksova se sulmet terroriste kërkojnë llogaridhënie të Serbisë dhe siguri për 🇽🇰. Mirënjohës për mbështetjen e 🇩🇪 për sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të 🇽🇰.