Policia e Kosovës ka arrestuar një 26 vjeçar në Prishtinë pasi i njëjti është kapur me një grumbull monedhash 2 euro të falsifikuara.
I dyshuari A.B., ishte duke vozitur një veturë të tipit Audi, në bagazhin e të cilës janë gjetur monedhat, njofton policia, shkruan Reporteri.net.
“Sot me datë 17.10.2023, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë atij i janë konfiskuar të gjitha monedhat – 490 copë, që i bie 980 euro – po ashtu edhe vetura si dhe dy telefona.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, bën të ditur Policia e Kosovës.