Kryetari i Gjilanit, Alban Hysenit, ka inspektuar punimet infrastrukturore të cilat po zhvillohen në komunën e Gjilanit shkruan Radio Star.
Hyseni ka numruar projektet të cilat janë duke u bërë në qytetin e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Sot inspektuam nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen në komunën e Gjilanit 📌👷♀️
Me dinamikë të shtuar, në vlerë mbi 2.2 milion euro, në Gjilan po punohet në:
🟢Asfaltimi i rrugëve në fshatin Burnicë në vlerë prej 303,021.00€
🟢Ndërtimi i rrugëve Muçibabë, Lipovicë, Depcë: 299,161.50€
🟢Asfaltimi i rrugëve “Qefsere Salihu” dhe “Blerim Halili”: 269,932.70€
🟢Ndërtimi i rrugës “Januz Tërstena”: 266,709.57€
🟢Hapja e rrugëve të reja tek Livadhet e Arapit: 250,000.00€
🟢Rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit në fshatin Haxhaj – Demiraj: 155,762.72€
🟢Asfaltimi i rrugëve në fshatin Malishevë e Ulët: 142,193.00€
🟢Ndërtimi i trotuarit në fshatin Uglar: 135,909.27€
🟢Asfaltimi i rrugës Balancë – Kravaricë: 124,358.60€
🟢Asfaltimi i rrugëve në lagjen Vishnje: 108,364.00€
🟢Ndërtimi i rrugës “Vaçe Zela” dhe “Hetë Koka”: 105,936.78€
🟢Asfaltimi i rrugëve në fshatin Shurdhan: 82,171.48€
🟢Ndërtimi i rrugëve në lagjen Arbëria: 47,980.00€
🟢Ndriçimi publik Rr. Ferizaj – Cërnicë: 43,289.75€
Gjithsej: 🔸64176.48m² rrugë,
🔸9787 m² trotuar,
🔸6354m kanalizim fekal dhe atmosferik
🔸2310m ujësjellës
✍️🤝Gjatë kësaj jave, do të nënshkruhen edhe 7 kontrata të reja në vlerë mbi 600 mijë euro për fillimin e punimeve në:
⏳Asfaltimi i rrugëve në fshatin Miresh: 65,153.22€
⏳Ndërtimi i rrugëve në lagjen “Kodra e Thatë”: 137,015.26€
⏳Asfaltimi i rrugëve në fshatin Shillovë: 121,993.04€
⏳Asfaltimi i rrugëve në fshatin Bresalc: 138,229.84€
⏳Asfaltimi i rrugëve në fshatin Ponesh: 100,410.90€
⏳Rrugët në fshatin Malishevë e epërme: 42,745.55€
⏳Rrugët në fshatin Bilinicë: 64,678.92€
Vazhdojmë e nuk ndalemi💪🏻 Asfaltim, rehabilitim dhe rikonstruim në çdo lagje e fshat të komunës!
#pertegjithalagjet #pertegjithafshatrat #perGjilaninqeduam