Postim i plotë i paredaktuar
Japin dorëheqje këshilltaret e Qendrës së Karrierës, menaxherja e Qendrës dhe Koordinatorja për biznese në Qendrën e Karrierës Gjilan.
Memorandumi i nënshkruar në mes DKA-së Gjilan dhe MASHTI-it bëri që të hapej dhe funksionalizohej Qendra e Karrierës me mbështetjen edhe të organizatës për të rinj EYE dhe zyrës Zvicerane.
Qendra e Karrierës ishte hapur me 6 mars të vitit 2022, për herë të parë në komunën e Gjilanit, e cila me lokacion ishte vendosur në ShMT “Mehmet Isai” Gjilan
Trysnia dhe presioni i vazhdueshëm nga drejtoria e shkollës, mos përkrahja nga institucionet relevante, ka detyruar këshilltaret e Qendrës së Karrierës të dorëhiqen nga të gjitha funksionet e Qendrës së Karrierës.
Vlen të theksohet se ndër shumë sukseset e kësaj Qendre janë promovimi i Shkollës së Mesme Teknike nëpër të gjitha mediumet në qytet dhe në nivel republike.
Bashkëpunimi i Qendrës me shumë institucione përfshirë DKA-në, mjekësinë familjare, mjek të përgjithshëm dhe profesionist të fushave të caktuara, policinë e Kosovës, universitetin “Kadri Zeka”, kolegjin UBT, Esvet Pro dhe Studimet Gjurmuese, Luxdev, Këshillat e Prindërve, Inspektoratin e Punës, Qendra për punësim, Rrjeti i Grave dhe OJQ që merren me të drejtat e fëmijëve, Oden Ekonomike, përfaqësues të bizneseve, ndërmarrës dhe ndërmarrje të mëdha dhe të vogla, prodhues të komunës së Gjilanit, institucione kulturore, zyra për barazi gjinore etj.
Qendra e Karrierës kishte bërë një mori aktivitetesh që ishin të publikuara në faqen e Qendrës duke përfshirë vetëdijesimin e të rinjve nga dukuritë negative, vizita shkollave fillore, pyetësor për nxënësit e shkollave fillore për ti orientuar ata nëpër shkollat profesionale dhe kështu me radhë.
Një ndër sukseset përpos të gjithave që i potencuam më lartë, me veçanta e kësaj qendre që konsiderohet si sukses i pamohueshëm është rritja e nxënësve në ShMT “Mehmet Isai”, ku në vitin 2022/2023 kishte të pranuar vetëm 78 nxënës, kurse regjistrimi i nxënësve në vitin 2023/2024 është rritur me mbi 200 nxënës.
Është për çdo keqardhje se si investimet e komunës shohim tek shkojnë drejt humbjes dhe mbylljes së aktiviteteve që Qendra e Karrierës kishte pasur përgjatë këtyre pak muajve që funksiononte.
Sido që të jetë këshilltaret e Qendrës së Karrierës dëshirojnë të falënderojnë mediat në veçanti pa të cilët nuk kishin mundur të arrinim tërë këtë sukses për kaq pak muaj duke sensibilizuar publikun mbi Qendrën e Karrierës në Komunën e Gjilanit, dhe që në asnjë moment nuk kanë refuzuar të paraqesin për publikun aktivitetet e QK.
Shpresojmë në ditë të mira.
Qendra e Karrierës – Gjilan