Në qendrën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymberi”, nën patronatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sivjet është organizuar “Dita e Falënderimeve” apo siç njihet ndryshe “Darka e Lamës”. Por, njësitet elitare intervenuese policare (NJSI) kanë bojkotuar organizimin për shkak të pakënaqësive.
Njërën prej festave që organizohet tradicionalisht nga insitucionet kosovare prej vitit 2002, sivjet e kanë bojkotuar pjesëtarët e njësisë speciale intervenese, ndonëse presidentja Osmani e ka shtruar “Darkën e Lamës” pikërisht në kampin policor në formë mbështetje për Policinë e Kosovës.
Burimet e Albanian Post brenda Policisë së Kosovës thonë se arsyeja e bojkotit të organizimit të sivjetmë është bërë pikërisht mbi shkakun se autoritetet qendrore kanë dështuar në plotësimin e kërkesave të tyre, posaçërisht pas ngjarjeve në pjesën veriore të vendit të banuar kryesisht me serbë etnikë.
Duke ditur rëndësinë tradicionale që ka kjo festë, përveç politikanëve vendorë, në këtë event tradicional zakonisht janë të ftuar edhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë dhe shumë intelektualë të tjerë. Por këtë vit, një organizim që kishte për qëllim parësor nderimin e Policisë së Kosovës, nuk ka shkuar sipas planeve.