Ka përfunduar ndeshja mes SC Gjilanit dhe Fushë Kosovës, me rezultat minimal në të mirë të vendasve shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase po nga kjo skuadër e kishte humbjen e fundit në Superligë, por sot ata shënuan fitore me golin e vetëm të cilin e shënoi mesfushori Kushtrim Shabani, në minutën e 67.
Me këtë fitore skuadra e SC Gjilanit, gjindet në vendin e gjashtë me 11 pikë, në ndeshjen e radhës do të takohet me Prishtinën dhe do të luaj si mysafirë./radiostar/