Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqin, ku pas takim të përbashkët kanë dalur në terren dhe kanë parë nga afër projektet të cilat janë duke u financuar nga MAPL dhe niveli qëndror.
Hyseni ka falemnderuar institucionet qëndrore për investimet të cilat janë duke u bërë në komunën e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Kënaqësi takimi me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe këshilltarët e tij, bashkë me të cilët vizituam projektet e financuara nga MAPL dhe niveli qendror të cilat po zhvillohen në komunën tonë.
🚧Vizituam 2 projekte të bashkëfinancim me MAPL, terrenin sportiv në shkollën “Sadulla Brestovci” si dhe punimet në kanalizimin fekal Livoç i Epërm – Livoç i Ulët dhe një pjesë e lagjes “Kodra e Thatë”, i cili tejkalon vlerën 430,000.00€, dhe nga afër pamë se ky projekt madhor për lokalitetin është në përfundim e sipër.
📍Inspektuam gjithashtu punimet në Parkun Banja dhe rrugën “Vaçe Zela” dhe “Hetë Koka”, të cilat po realizohen me një ritëm të jashtëzakonshëm!
🙏Jemi falënderues për bashkëpunimin nga institucionet qendrore dhe investimet në komunën tonë.
💚E për ne, pjesa më e bukur e vizitave në terren mbeten gjithnjë vlerësimet që marrim nga bashkëqytetarët për punën tonë.
Vazhdojmë e nuk ndalemi. Për Gjilanin që duam.