Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alica Kearns.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi Kearns, si dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe për Kosovën.
Zyra e Kryeministrit bënë të ditur se në takim është theksuar që prioritet i Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.
“U tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për zbatimin e Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksin e Implementimit të tij më 18 mars në Ohër.
Në këtë takim, Kurti ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.