Në Gjilan muaji maj është shpallur muaji pastrimit.
Kryetari I Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri ka thënë se gjatë muajit maj do të shpallet aksioni për pastrimin e qytetit për rregullimin dhe mirëmbajtjen e 20 parqeve të vogla si dhe largimin e deponive ilegale në të gjithë teritorin e komunës, ky aktivitet është në gjdo vit kalendarik por që në këtë vit Kryetari Haziri ka thënë se synojnë që të mbjellin rreth 5000 druj në bashkpunim komuna, qytetarët dhe bizneset.
Kryetari Haziri I është drejtuar të gjithë udhëheqësve të institucioneve komunale duke kërkuar nga ta që të gjithë të kontribojnë në këtë aktivitet dhe të ketë hapsira gjelbruese në gjdo sector, më tutje ai tha se komuniteti dhe bizneset do të kenë mundësi të përfshihen dhe të punojnë në këtë aktivitet, në gjelbrimin e hapësirave dhe jo vetëm qendra të jetë e gjelbruar por edhe të gjitha lagjet e qytetit ka thënë Kryetari I Komunës z.Lutfi Haziri.
Sipas z.Hazirit ky aktivitet është pa kosto dhe po që mund të ketë impakt të mire