Më shumë se një vit sipas Federatës së futbollit të Kosovës FC DRITA nuk ka “yje”
Është e papranueshme një qasje e tillë kaq tendencioze e zyrtarëve të FFK-së ndaj lojtarëve tanë. Kemi zhvilluar aq shumë ndeshje, shumë prej tyre ndeshje derbi ku rëndom në ligat më të forta ylli i javës nxirret nga ndeshjet derbi dhe zyrtarët e FFK-së nuk kanë “yje” për ti dhënë lojtarëve të FC DRITA.
Po e shohim të rrugës që ti lirojmë nga presioni ata”zyrtarë” të FFK-së që tash e tutje ashtu siq nuk i kanë konsideruar asnjëher lojtarët tanë, mos ti konsiderojnë as në vazhdim të kampionatit sepse “ylli juaj” nuk i bënë as më shumë e as më pak yje lojtarët tanë.
Ata janë YJE në momentin që bartin fanelën e DRITËS.