Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në përurimin e labortatori të shkencave të natyrës në shkollën “Nazmi Hoxha” shkruan Radio Star.
Hyseni ka treguar se Shkolla “Nazmi Hoxha”, është shkolla e katërt që ka laboratorë shkencor dhe ka paralajmruar se edhe tri shkolla në komunën e Gjilanit, do të bëhen me labortator të njejtë.
Shkrimi i plotë:
Sot përuruam laboratorin e shkencave të natyrës në shkollën “Nazmi Hoxha” 🔬👩🔬🧫
Nxënësit e shkollës “Nazmi Hoxha” tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji në laboratorin shkencor të përuruar sot, i cili arrin vlerën prej 49 mijë eurosh.
Kjo është shkolla e 4-të e cila tani posedon laboratorin shkencor.
Së shpejti⏳ edhe 3 shkolla do të pajisen me laboratorë shkencorë:
📌Gjimnazi i shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti”
📌SHFMU “Abaz Ajeti”
📌SHFMU “Skënderbeu”, Përlepnicë
✅☺️Po e përmbushim zotimin tonë për pajisjen e të gjitha shkollave me laboratorë dhe kabinete të punës, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit ta kenë një mjedis bashkëkohor të mësim-nxënies dhe mësim-dhënies.
#pertegjithashkollat #DKAGjilan
Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan