Ka ndërruar jetë ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Gjilan, Nebi Hasani, shkruan Radio Star.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët e Nebi Hasani në Facebook.
Njoftimi nga familja:
Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes u nda nga jeta më i dashuri jonë Nebi Hasani.
Varrimi i të ndjerit do të behet me Ikindi në varrezat e Gjilanit. Nisja e Funeralit bëhet nga shtëpia e të ndjerit.
U prehtë në paqe shpirti tij i bardhë.